I gjetën armë zjarri pa leje në banesë, policia nis kërkimet për 17-vjeçarin, e arrestojnë duke…

Sep 11, 2020 | 12:07
SHPËRNDAJE

Një adoleshent ra në prangat e Policisë së Beratit, pasi e kishin denoncuar në Komisariat se mbante armë zjarri pa leje në banesë. Pas kontrollit që kryen forcat e rendit dhe gjetën automatikun, nisën kërkimet për kapjen e të riut.

pranga12-587x389

Ai u arrestua pasi u gjet duke lëvizur me një makinë pa leje drejtimi, në aksin rrugor Urë Vajgurore-Berat.

NJOFTIMI I POLICISE

Mbante armë zjarri pa leje në banesë dhe qarkullonte me mjet pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. S., 17 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Ura Vajgurore.

Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas mbante armë zjarri pa leje, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur një armë zjarri automatik, e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, në aksin rrugor Urë Vajgurore-Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura