I gjenden në banesë tritol, armë dhe drogë, pranga 58-vjeçarit në Malësi të Madhe (FOTO)

Feb 28, 2015 | 18:09
SHPËRNDAJE

Një 58-vjeçar është arrestuar në fshatin Nikc të Malësisë së Madhe, pasi në banesën e tij u gjetën të fshehura një arsenal armësh dhe drogë.
[portfolio_slideshow] 

Sipas burimeve policore mësohet se janë gjetur dhe sekustruar në cilësinë e provës materiale 90 kapsolla detonatore, 3 rrota me fitil zjarrpërcjellës, 3 kallëpë tritol, 120 fishekë pistolete, 13 fishekë model 56 dhe një qese plastike me 2 gram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Policia tha se po hetohen arsyet se për çfarë i shërbente 58-vjeçarit sasia e municionit të gjendur në banesë dhe nëse ai është i përfshirë në ndonjë nga ngjarjet e fundit të shpërthimeve me lëndë plasëse, në vend.

Isufaj nuk njihet si person me precedent penal. 58-vjeçari po mbahej nën mbikëqyrje, nga agjentët e antikrimit, prej disa ditësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura