“I gënjeu kur ju premtoi se do t’i strehonte pas tërmetit”, Basha: Qeveria vazhdon t’i vjedhë fondet publike, PPP-të dhe koncensionet…

Aug 10, 2020 | 14:36
SHPËRNDAJE

Kreu i PD Lulzim Basha ishte sot në Manzë, ku dhjetra familje që kryedemokrati ka takuar, jetojnë ende në çadra dhe në kushte shumë të vështira pasi tërmeti iu shkatërroi shtëpitë.

4a0f391c-6551-492c-8591-dbd0130a4b04

“Nën vapën e padurueshme, nën shirat e vazhdueshëm dhe në kulmin e pandemisë, ata përpiqen të mbijetojnë, ndërsa qeveria vazhdon t’i vjedhë fondet publike që ju takojnë atyre, për t’jua dhënë me PPP dhe koncensione 5 klientëve të saj oligarkë”, shkruan Basha në rrjetet sociale, pas takimeve dhe bisedave me banorët e zonës.

 

Sipas liderit të opozitës, “Qeveria i gënjeu kur ju premtoi se do t’i strehonte dhe sistemonte familjet, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti”.

POSTIMI I PLOTE

Dhjetra familje në Manzë dhe në zonat e tjera të goditura nga tërmeti, jetojnë ende në çadra dhe në kushte shumë të vështira. Këta banorë kanë rreth 10 muaj pa një çati mbi kokë për veten dhe fëmijët e tyre.

Qeveria i gënjeu kur ju premtoi se do t’i strehonte dhe sistemonte familjet, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti. Sot në Manzë takova të moshuar të pastrehë, prindër pa shtëpi, që jetojnë në çadër, të braktisur nga qeveria. Asnjë qindarkë nga paratë publike të shtetit apo nga fondet e dhëna nga BE nuk ka ardhur këtu.

Nën vapën e padurueshme, nën shirat e vazhdueshëm dhe në kulmin e pandemisë, ata përpiqen të mbijetojnë, ndërsa qeveria vazhdon t’i vjedhë fondet publike që ju takojnë atyre, për t’jua dhënë me PPP dhe koncensione 5 klientëve të saj oligarkë.

Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme që punon për ta. Askush në Shqipëri nuk duhet të jetojë në çadra apo të llogarisë bukën e gojës. Vëmendja jonë kryesore do të jenë qytetarët, hallet dhe shqetësimet e tyre të përditshme. Kjo është detyra e çdo qeverie normale, dhe shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri serioze, që vë në plan të parë shëndetin dhe mirëqenien e tyre. #ditëmëtëmira

937bdbed-7890-4ab4-ad8b-89c5291f68fb 03e558ad-5999-4aac-a0b9-c2241ca29412 17ed874e-690e-4304-a306-de80f074d17b 850f62e2-ac63-413c-a51f-ebcc17c3a286 79d09468-2598-4cba-ad67-61c99eb017af 4a0f391c-6551-492c-8591-dbd0130a4b04

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura