I fut duart një vajze që flinte në tren, pasagjeri tjetër e filmon dhe e hedh në You Tube (VIDEO)

Mar 25, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar nje person i cili ka ngacmuar seksualisht një vajze teksa kjo e fundit ishte duke fjetur në nje tren metroje në Nju Jork, ndersa nje person tjeter e filmoi te gjithe skenen dhe e ngaroi atë në YouTube, në vend se të ndërhynte për te shmangur ngacmimin.

 

Në tetor te vitit 2012, raporton “Daily Mial”, i riu kishte ngacmuar Elisa Lopez seksualisht ndërsa dremiste në tren dhe i gjithë incidenti u filmua dhe postimi ne rrjetet sociale u shpernda menjehere në internet. 

Vajza u zgjua disa momente më vonë dhe pa se një i huaj po i perkedhelte kofshën dhe fytyrën duke u përpjekur për ta puthur. 
Ajo nuk e kishte kuptuar shkallën e ngacmimit seksual qe kishte perjetuar teksa flinte, derisa një mik i dërgoi videon.

Javën e kaluar, më shumë se dy vjet pas sulmit tronditës, per zonjen Lopez më në fund mund te thuhet se u vendos drejtesia, kur policia arrestoi autorin e dyshuar, i identifikuar si 43-vjeçari Carlos Chuva.

Sipas mediave, i dyshuari ka pranuar se ai ishte autori i ngacmimit.

Elisa Lopez, atëherë një anëtare 21-vjeçare e Gardës Kombëtare Ajrore, ishte duke shkuar në qendër të qytetit për të takuar te dashurin e saj. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura