“I forti” i fshatit dhunon 60-vjeçaren, kërcënon kryeplakun pse njoftoi policinë

Feb 3, 2016 | 10:44
SHPËRNDAJE

Një i ri është arrestuar nga policia e Vlorës pasi në bashkëpunim me të atin, kanë rrahur një 60-vjeçare dhe kanë kërcënuar burrin e kësaj të fundit.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Loren Katiaj, lindur në fshatin Vodicë dhe banues në Vlorë, i cili akuzohet për “Kanosje” dhe “Plagosje të lehtë me dashje”.

Policia1

 

Por ndaj babait të tij, policia ka filluar proçedimin penal për Nevruz Katiajn pasi akuzohet për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

NGJARJA

Më datë 01.02.2016, rreth orës 17:00, në fshatin Vodicë, për motive të dobëta, 22-vjeçari në bashkëpunim me babain e tij Nevruz Katiaj, kanë ushtruar dhunë fizike kundrejt shtetases N.Haskaj, 60 vjeç, si dhe kanë kanosur bashkëshortin e saj, shtetasin: S.Haskaj, 61 vjeç (në oborrin e banesës së këtyre të fundit).

Më pas, rreth orës 21:25, shtetasi: Loren Katiaj, ka shkuar pranë banesës së shtetasit: A.H. 46 vjeç, dhe dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri në një distancë (jashtë murit të oborrit të banesës), për arsye se ky i fundit, në cilësinë e Kryeplakut të fshatit Vodicë, ka njoftuar Shërbimet e Policisë për ngjarjen e ndodhur në familjen Haskaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre 2 shtetasve për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura