I forti i Burrelit/ Kërkohen 20 vite burg për të ekstraduarin nga SHBA

Jul 24, 2016 | 21:24
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Matit ka kërkuar dënimin me 20 vjet burgim për Gentian Doda, i akuzuar për vrasjen e shtetasve Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 1997.skene-krimiAutori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel, konflikti ndërmjet të cilëve ka vijuar për shumë vite dhe me shumë viktima. Përplasjet e ashpra ndërmjet dy grupeve rivale janë shtrirë edhe në qytete të tjera. Në vitin 2010, në Tiranë është vrarë edhe vëllai i viktimës, Halil Dedja, i cili u gjet i vdekur në hyrje të pallatit ku banonte.

Ditën e ngjarjes së vitit 1997, autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja janë konfliktuar verbalisht dhe më pas, i pandehuri e ka qëlluar me automatik, duke e plagosur të rëndë.

Nga plumbat ka mbetur i vdekur aksidentalisht Asllan Gjoka. I plagosuri ka mundur të mbijetojë vetëm dy ditë për shkak të plagëve të marra, por ka arritur t’u tregojë familjarëve se kush e kishte qëlluar, duke identifikuar Gentian Dodën.

Menjëherë pas krimit, i pandehuri është larguar jashtë Shqipërisë dhe është arrestuar në vitin 2012 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare.

Pas ekstradimit, i akuzuari kërkoi rivendosjen në afat dhe rishikim të dënimit të dhënë më parë ndaj tij për këtë vepër penale. Çështja ndaj tij u shqyrtua edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi që gjykimi ndaj tij të zhvillohej sërish në gjykatën e shkallës së parë të Matit.

Në përfundim të hetimit, Prokuroria e Matit kërkon dënimin e tij me 20 vjet burgim, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”. Prokuroria nuk e ka akuzuar të pandehurin edhe për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje”, për faktin se autoritetet amerikane e lejuan ekstradimin e tij vetëm për veprën e vrasjes.

Nga hetimi i Prokurorisë së Matit, ngjarja ka rezultuar si vijon:

Me date 27.10.1997 rreth ores 11.30’  viktima Gazmir Dedja ishte duke bere shetitje ne qytetin e Burrelit se bashku me disa te njohur te tij, ne afersi te gjimnazit te qytetit u takua me vellain e tij Halit Dedja dhe pasi biseduan u ndane pak metra large njeri – tjetrit.

Gjate bisedes, shtetasi Halit Dedja i ka thene te vellait (viktimes) Gazmir Dedja se nje makine e markes benz me targa DR po vjen verdalle dhe ki kujdes, pak çaste me vone ne vendin e quajtur “Tuneli” ne qender te qytetit Burrel i pandehuri Gentian Doda se bashku me disa persona te tjere ne nje distance te afert rreth 10 metra, i therret viktimes dy here: “O Gaz, o Gaz” dhe viktima sapo kthehet nga drejtimi i zerit qellohet me automatik me bresheri nga i pandehuri Gentian Doda.

Ne kete ngjarje eshte plagosur dhe me pas ka gjetur vdekjen  dhe nje shtetas tjeter i quajtur Asllan Gjoka. I pandehuri Gentian Doda pas kryerjes se krimit eshte larguar ne thellesi te tunelit dhe pasi ka hipur ne makine eshte larguar ne drejtim te stadiumit te qytetit Burrel.

Mbasi eshte qelluar viktima, Gazmir Dedja ka thirrur: “Me vrane o Halit”. Menjehere ne vendngjarje shkon vellai i viktimes Halit Dedja per t’i dhene ndihmen e pare viktimes Gazmir Dedja, duke e derguar menjehere ne spitalin e qytetit Burrel.  Mbasi shkoi ne spital viktima pas disa oresh dhe deri sa vdiq (2 dite ka jetuar)  ishte ne gjendje te fliste per ngjarjen e ndodhur dhe ngjarjen e ka treguar pjesetareve te familjes dhe njerezve te aferm te tij.

Ne lidhje me ngjarjen jane marre ne pyetje nga prokurori dhe jane pyetur si persona qe tregojne rrethanat e hetimit familjaret e viktimes Gazmir Dedja, si vellai  i tij Halit Dedja (i vrare pas disa viteve në Tiranë, konkretisht në vitin 2010), babai Fehmi Dedja (i vrare pas ngjarjes),  ish bashkeshortja Hajrie Dedja dhe e ema Xhevrie Dedja.

Nga shpjegimet e tyre ka rezultuar se viktima Gazmir Dedja ishte duke bere shetitje ne qytetin e Burrelit se bashku me disa te njohur te tij, ne afersi te gjimnazit te qytetit u takua me vellain e tij Halit Dedja dhe pasi biseduan pak minuta u ndane pak metra large njeri – tjetrit.. Deshmitari Halit i tha te vellait (viktimes) Gazmir Dedja se nje makine e markes benz me targa DR po vjen verdalle dhe ki kujdes, pak çaste me vone ne vendin e quajtur tuneli ne qender te qytetit i pandehuri Gentian Doda se bashku me disa persona te tjere ne nje distance te afert rreth 10 metra i therret viktimes dy here: “O Gaz, o Gaz” dhe viktima sapo kthehet nga drejtimi i zerit qellohet me automatik me bresheri nga i pandehuri Gentian Doda.

Menjehere personat e pranishem afer vendit te ngjarjes si dhe vellai i tij, Halit Dedja e kane marre dhe derguar per ndihme  mjeksore ne spitalin e qytetit Burrel. Pasi shkoi ne spital shtetasi Gazmir Dedja pas disa oresh dhe deri sa vdiq (2 dite)  ishte ne gjendje te fliste per ngjarjen e ndodhur. Gjate kohes qe po i jepej ndihma mjeksore per afro dy dite i plagosuri Gazmir Dedja ka komunikuar me pjesetaret e familjes duke thene qe e kishte qelluar shtetasi Gentian Doda. Nga hetimi i çeshtjes ka rezultuar se nga viti 1997 e ne vazhdim shkak i konfliktit me pasoja te renda ka qene perplasja e vazhdueshme ndermjet dy familjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura