I fejuari dhe vëllai e shpallën të zhdukur, ku u gjet shqiptarja 22 vjeçare

Oct 4, 2018 | 9:23
SHPËRNDAJE

Vajza 22 vjeçare Arbnora Dobraj nga qyteti i Skenderaj e cila ishte lajmëruar e zhdukur para disa ditëve nga familjarët e saj ishte gjetur në Maqedoni.

arbnora

Burime të Agjencisë së lajmeve Zhurnal jozyrtarisht tregojnë se Arbnora Dobraj para pak çastesh është dorëzuar tek autoritetet kosovare pra pranë familjes së saj të cilët ishin vënë në kërkim të saj pas informacioneve që ajo kishte kaluar kufirin.

Ndonëse nuk janë zbuluar ende arsyet e largimit të saj nga shtëpia, familjarët e dinin se ditën që ajo kishte dale nga shtëpia, kishte pasur një takim pune e më pas nuk ishte kthyer në shtëpi. Pas disa ditëve ajo kishte nisur një porosi tek familjarët e saj se ishte shëndosh e mirë mirëpo nuk kishte zbuluar vendndodhjen.

Për të gjetur Arbnorën, ishte vënë në lëvizje vëllai dhe i fejuari i saj e më pas përmes autoriteteve policore ajo ishte zbuluar se kishte kaluar kufirin drejtë Maqedonisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura