I falën ‘Vollgën’ Shullazit, Prokuroria bllokon llogaritë e “Saudi Brothers”

Apr 27, 2016 | 7:39
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestrimin e llogarive të kompanisë “Saudi Brothers”, subjekti dhurues i ish-hotel Vollgës tek Emijano Shullazi.Shullazi-Vollga1

Përfaqësuesi i kësaj Kompanie, Ylvi Beqja (firmëtar i kontratës së dhurimit të pronës për Shullazin), ka shkuar në Prokurori dhe ka kërkuar sqarime se përse janë bllokuar llogaritë e kompanisë që ai përfaqëson.

Organi i akuzës i ka bërë me dije se po heton mënyrën e fitimit të pjesës së pasurisë takuese të “Saudi Brothers” tek ish-hotel Vollga si dhe akt-dhurimin e kësaj pjese të pasurisë (pjesa e ndërtesës 723 m2) te Emiljano Shullazi.

Prokuroria ka thënë se, edhe Ylvi Beqja mund të jetë person në hetim për këtë çështje dhe pritet të merret në pyetje në ditët e ardhshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura