“I erdhi e afërmja nga Gjermania dhe i infektoi” – 11 anëtarë të familjes rezultojnë pozitivë me koronavirus

Mar 24, 2020 | 9:16
SHPËRNDAJE

“11 anëtarë të familjes Shaqiri nga Vrapçiqi, nga Kosova, si pasojë e infektimit nga anëtarja e familjes, e cila kishte ardhur nga Gjermania rezultuan pozitivë me Covid-19” – kështu bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

gjilani-komuna

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, edhe pse e cilësoi si lajm të keq, apeloi të qytetarët që të mos kenë kurrëfarë shqetësimi sepse kanë marrë veprime për karantimim të plotë dhe menaxhim të situatës në vendet e prekura, shkruajnë mediat kosovare.

Ai theksoi se Zhegra nuk e ka asnjë rast të ri pas testit të dytë dje dhe pjesa tjetër e komunës është e paprekur.

“Faleminderit shumë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik Spitalin Regjional dhe QKMF në Gjilan për profesionalizimin e madh dhe falë angazhimit të tyre, është bërë lokalizimi shumë i shpejt, në momentin e zbulimit të rastit të parë. Me mbështetjen tonë dhe ndihmën e Zotit, familja Shaqiri do ta përballojë këtë situatë më lehtë!” shkroi Haziri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura