I dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile, arrestohet në Kosovë shtetasi serb

Dec 9, 2021 | 12:43
SHPËRNDAJE

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se është arrestuar një person me iniciale D.A, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

policia e kosoves

“Prokuroria Speciale, brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale nuk janë dhënë detaje se në çfarë periudhe kohore dyshohet se janë kryer krimet apo në cilin lokacion.

Ndërkaq, në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i arrestuari është shtetas i Serbisë.

Policia tha se arrestimi i tij është bërë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura