“I dua shumë fëmijët”, Rita Ora ngrin dy herë vezët për tu siguruar që do bëhet nënë

Jan 29, 2020 | 13:47
SHPËRNDAJE

Shumë gra në të gjithë botën zgjedhin të ngrinë vezët e tyre për tu siguruar që do bëhen nëna një ditë.

Por kur je një yll ndërkombëtar pop, pse të mos i ngrish dy herë. Pikërisht këtë gjë ka bërë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora.

29-vjeçarja ishte një nga yjet e fundit në revistën LOVE ku rrëfeu edhe metodat që ka zgjedhur për tu siguruar që një ditë do të mund të bëhet nënë.

“I dua fëmijët,”- tha Rita.

Ndërsa më pas shtoi: “E dini që i kisha ngrirë vezët? Dy herë. Unë kam dy epruveta në dy ndërtesa të ndryshme, në vende të ndryshme, në rast se njëra nga ndërtesat shembet.”

Kjo nuk është hera e parë që Rita diskuton mbi ngrirjen e vezëve.

Në vitin 2017, ajo tha se kjo gjë iu është këshilluar nga mjeku i saj.

“Je e shëndetshme tani,”– tregoi Rita mbi atë çfarë e këshilluan mjekët: “Pse nuk i ruan tani dhe nuk do të duhet të shqetësohesh kurrë më për këtë pjesë.”

 

 


 

 

 

                  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura