“I dua akoma më të mëdha”- Përpjekja ekstreme e 22-vjeçares për të pasur buzët më të mëdha në botë, ka bërë 20 injeksione

May 6, 2020 | 13:46
SHPËRNDAJE

Një grua ka bërë 20 injeksione në një përpjekje ekstreme për të pasur buzët më të mëdha në botë.

Andrea Ivanova nga Bullgaria iu nënshtrua operacionit më të fundit në 28 prill pasi injektoi acidin hialuronik në buzët e saj për herë para dy vitesh.

22-vjeçarja ka katërfishuar përmasat e buzëve të saj por ende nuk është e kënaqur me pamjen e saj.

“I dua buzët e mia,”- tha Ivanova. “Nuk jam e sigurtë nëse janë buzët më të mëdha në botë.”

Ajo poston rregullisht në rrjetet sociale imazhe të vetes së saj me kukulla barbi pranë.

Ndërsa shtoi se duhet të presë edhe dy muaj për t’iu nënshtruar sërish ndërhyrjeve kirurgjikale për zmadhimin e buzëve.

“Ndihem mirë por disa mjekë mendoj se janë të mjaftueshme, megjithëse unë i dua buzët akoma më të mëdha,”- u shpreh ajo. “Doktori më tha që duhet të pres të paktën 2 muaj që të bëjë sërish injeksione.”

Ivanova ka të paktën 33 mijë ndjekës në Instagram.

/Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura