I doli kundër Inzagit, Interi gati të ndërmarrë masa ndaj Hakan Çalhanoglusë

Jun 23, 2022 | 12:43
SHPËRNDAJE

Intervista e dhënë ditën e djeshme nga mesfushori i Interit, Hakan Çalhanoglu në Turqi bëri shumë bujë për fjalët e tij për trajnerin Simone Inzagi si dhe ato kundrejt sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç.

CALHANOGLU

Nëpërmjet mikrofonave të “Tivibu Spor”, turku deklaroi se humbja në derbi erdhi nga zgjedhjet e Inzagit dhe se Ibrahimoviç është 40 vjeç dhe jo 18 vjeç.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane ” La Gazzetta dello Sport” klubit zikaltër nuk i ka pëlqyer aspak intervista dhe deklaratat e dhëna për trajnerin Inzagi dhe mesfushori 28-vjeçar mund të gjobitet me ndonjë shumë të majme nga drejtuesit e Interit.

Në sezonin që ka përfunduar, me fanellën e Interit në Serinë A, Hakan Çalhanoglu u aktivizua në total në 34 ndeshje duke shënuar 7 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 12 asiste për shokët e ekipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura