“I djathti, më i madh se i majti”- Tayna tregon sekretin e gjoksit të saj bombastik

Mar 6, 2021 | 20:10
SHPËRNDAJE

Reperja Tayna ka gjetur kohë të lirë për t’iu përkushtuar fansave të saj në rrjete sociale dhe ka zhvilluar një bashkëbisedim me ta.

Fansat kanë bërë pyetje dhe Tayna i është përgjigjur sinqerisht, madje na ka bërë të qeshim me disa prej përgjigjeve të saj.

Dikush ka qenë kurioz të dijë nëse reperja ka bërë operacion gjoksin dhe e dini si iu përgjigj ajo? Tayna tregoi troç që jo vetëm nuk e ka bërë gjoksin, por tregoi se anën e djathtë e ka më të madh se të majtin.

“Janë të vërtetë dhe i djathti është pak më i madh se i majti”, ka treguar ajo duke qeshur, ndërsa gocat e kuptuan më së miri. Gjithashtu, Tayna tregoi se është single dhe s’ka ende asnjë dashuri në jetën e saj.

Pak javë më parë, Tayna dhe Flori Mumajesi publikuan bashkëpunimin e parë mes tyre. “Magdalena” rezultoi një sukses i vërtetë, ashtu edhe siç ishte parashikuar në fakt.

Kënga e tyre “Magdalena” është dëgjuar kudo, në lokale, makinë dhe siç pritej u kthye në hitin e këtij sezoni.

Në qendër të këngës është historia e një djali dhe një vajze, që jetuan një histori të fortë dashurie për një kohë shumë të shkurtër dhe që janë penduar se nuk janë më bashkë. Kështu, kjo këngë goditi menjëehrë në zemrat e të gjithëve pak ditë pas Shën Valentinit.

/Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura