I dha karton të kuq Kiezës para një jave, gjyqtarit italian i ndodh e papritura në stadiumin e Fiorentinës

Oct 25, 2020 | 21:39
SHPËRNDAJE

Një moment i veçantë është regjistruar në stadiumin “Artemio Franki”, aty ku Fiorentina mposhti Udinezen me rezultatin 3-2.

1280797799.jpg

Para fillimit të ndeshjes, tifozët që ishin të pranishëm në stadium, sapo është thënë emri i gjyqtarit, Françesko Furno, kanë nisur duartrokitjet e tyre të gjithë bashkë.

Shkaku? Fakti që ky gjyqtar para një jave ndëshkoi me karton të kuq futbollistin e Juventusit, Federiko Kieza, në debutim e tij ndaj Krotones.

Kjo duket se i ka lumturuar së tepërmi tifozët e Fiorentinës, të cilët e konsiderojnë si një tradhti atë që bëri Kieza, duke u përpjekur në maksimum të largohet nga Fiorentina për të kaluar te Juventusi.

chiesa-espulso-crotone

Gjyqtarit të takimit, në këtë mënyrë iu bë një pritje e ngrohtë në Firence, sikur ai të ishte një lojtar i Fiorentinës dhe jo si arbitri që do drejtonte takimin e këtyre të fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura