“I dha fund jetës pasi iu dogj shtëpia, mesazhi prekës për 9 familjet e mbetura në qiell të hapur”

Dec 17, 2017 | 14:42
SHPËRNDAJE

Disa ditë më parë një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një pallat në Bajram Curr ku për pasojë mbetën së paku 9 familje në qiell të hapur. Por tragjedia nuk mbaron me kaq. Ditën e djeshme një nga banorët e këtij pallati i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke u hedhur në lumë.

25354156_1824092514329675_620174007224127070_n

Gentian Zalli nuk e ka përballuar dot faktin se ai dhe familja e tij kanë mbetur të pastrehë dhe pa asnjë mbështetje kështu ka vendosur ti japë fund jetës.

Banorët e atij pallati ende nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga pushteti vednor apo lokal.

25353732_1824092487663011_11370341058665917_n

“Nuk gjej po ashtu fraza mallkimi për ata qe qeverisin si bajraktare ne Tropoje a thua se nuk jane te paguar e zgjedhur qe te sherbejne por per tu majmeruar si derrat me koncentrat pikerisht me taksat e Gentit te ndjere!” shkruan në një reagim në rrjetet sociale Pranvera Vatoci.

Postimi i plotë:

 

Disa dite me pare jo vetem ne statusin tim por ne shume media e rrjete sociale konstatova dhe paralajmerova per nje prag-tragjedi te 9 familjeve ne B.Curri te cileve ju shkrumbuan apartamentet! Ne vijim si e ndjekur nga nje parandjenje e trishtueshme po ne media si dhe ne zyra shteti ju kerkova drejtperdrejte pushtetareve lokale e qendror dhe kujtdo qe te ndihmonin dhe te mos injoronin kete situate alarmante ne kulmin e nje dimri tejet te veshtire! Por ndihma e pushtetit jo vetem nuk erdhi por as dhe interes e solidaritet verbal e formal prej tyre! E ne shurdherine e pushtetit, ne tynelin e zi pa dalje te mbijeteses Gentjan Zalli , njeri nga kryefamiljaret e demtuar zgjodhi rrugen fatale te vetflijimit! Nuk gjej fjale per te definuar dhimbjen time dhe te qytetit tim! Nuk gjej po ashtu fraza mallkimi per ata qe qeverisin si bajraktare ne Tropoje a thua se nuk jane te paguar e zgjedhur qe te sherbejne por per tu majmeruar si derrat me koncentrat pikerisht me taksat e Gentit te ndjere! Ky rast per mua nuk duhet ti faturohet fatkeqesise por papergjegjshmerise dhe si qytetare ju kerkoj organeve kopetente kallzoje penalisht ata qe me mosveprimin e tyre shkaktuan humbjen e nje jete njerezore dhe çdo minute qe kalon po rrezikojne dhjetera te tjere! Genti vdiq! Ai u flijua ne ujin e akullt te Valbones duke lene pas jo vetem dhimbje por dhe pikepyetjen:- Ku jemi e ku po shkojme me keta pushtetare arrogante qe fudulleku e etja per perfitim ju ka atrofizuar jo vetem obligimet shteterore por dhe gjithe sentimentet njerezore! Lamtumire Genti e shpirti yt pushofte ne paqe qe nuk e gjete mbi dheun e Vendlindjes! Trishtimi per ty shumefishohet teksa ne vitin 2017 ti na solle te fresket mu ne zemer te vendit tragjedine migjeniane te apoteozes se misrit e me keq akoma ate te vdekjes! Ndaj sot duke mos pasur mundesi te tjera une protestoj e akuzoj si dikur migjeni me fjaline trishtuese kunder pushtetareve “Merreni kete shtatore….”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura