“Është kënaqësi të shohim SHBA-të të rikthejnë në prioritet luftën kundër korrupsionit”- Basha flet pas takimit me Escobar: Diskutuam për çështjet e aktualitetit politik në Shqipëri dhe…

Dec 9, 2021 | 13:10
SHPËRNDAJE

Në përfundim të takimit të mbajtur në selinë blu me të dërguarin e posaçëm të DASh për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kryedemokrati Lulzim Basha zbuloi disa nga çështjet e diskutuara zyrën e tij në selinë blu.

Sipas Bashës rikthimi i vëmendjes së ShBA-ve në luftën kundër korrupsionit në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri është një lajm i mirë për Partinë Demokratike, pasi betejat e vahdueshme të saj ndërvite kanë qenë për këtë qëllim.

Gjithashtu Basha theksoi se me Escobar diskutoi dhe për aktualitetin politik në Shqipëri dhe rajon, me fokus kryesisht Kosovën. Kryedemokrati bëri me dije se i shpalosi të dërguarit Escobar, qëndrimin e palëkundur të Partisë Demokratike për pacënueshmërinë e integritetit territorial të Kosovës.

“Ishte kënaqësi e veçantë të mirëpres sot në ditën ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit, përfaqësuesin e Lartë të shteteve të  Bashkuara të Amerikës zotin Escobar. Lufta kundër korrupsionit është përcaktuar si një interes kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është edhe më shumë interes Kombëtar i Shqipërisë. Është ajo për të cilën Partia Demokratike, ka luftuar dhe është përpjekur më shumë se gjithçka tjetër në këto 8 vite. Që nga iniciativat tona për dekriminalizimin e politikës, tek miratimi i ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi sipas përcaktimeve të Venecias, me insistimin e Partisë Demokratike, tek ligji për SPAK-un dhe BKH-në, po kështu të miratuara me iniciativën dhe ndryshimet Kushtetuese dhe ligjore të Partisë Demokratike dhe mbështetjen amerikane, tek iniciativa jonë për Vettingun e politikanëve për të pastruar politikën nga krimi i organizuar, të gjitha këto dëshmojnë se Partia Demokratike ka qenë, është dhe mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit, që është kyçi për zgjidhjen e gjithë problemeve që ka Shqipëria sot. Nga demokracia e plagosur rëndë nga masakra zgjedhore e 25 prillit, tek sundimi i ligjit dhe dhënia fund të pandëshkueshmërisë dhe siç e kemi parë tashmë me një hap të shpallur, siç është ai i sanksioneve siç edhe ai ndaj individëve dhe kompanive që mbështesin politikanët e korruptuar në Kosovë, edhe sa i përket pra midis politikanëve të korruptuar, oligarkëve dhe krimit të organizuar.

Prioritetet e Partisë Demokratike kanë qenë këto, betejat e Partisë Demokratike kanë qenë këto dhe është kënaqësi e jashtëzakonshme që të shohim një rikthim të fuqishëm si prioritet të parë dhe kryesor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan dhe në Shqipëri, të një beteje që e kemi luftuar për vite me radhë. Me zotin Escobar, diskutuam për të gjitha çështjet e aktualitetit politik shqiptarë, natyrisht edhe për situatën në rajon, me theks të veçantë, sigurisht për ato çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve dhe në veçanti me Kosovën. Ku ia bëra të qartë zotit Escobar, qëndrimin e Partisë Demokratike për pacenueshmërinë e integritetit territorial të Kosovës. Në përputhje me përkushtimet e ndërmarra sipas paketës Ahtisari që çojnë në pavarësinë e Kosovës dhe në përputhje me angazhimet që të gjithë shtetet që e kanë njohur Kosovën kanë në raport me integritetin territorial të saj. Jam i kënaqur t’iu raportoj se në këtë qëndrim që paraqita kam marrë mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë të zotit Escobar.

Diskutuam padiskutim edhe për ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e reformave ku kyç mbetet një drejtësi e pavarur që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar. Natyrisht ku e dini që këtu Partia Demokratike ka disa iniciativa kushtetuese dhe ligjore duke përfshirë vettingun e politikanëve dhe shumë shpejt ashpërsimin e dënimit të politikanëve të zgjedhur me votat e krimit si një hap i parë për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri”, tha Basha.

**********

Kujtojmë se i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mbërriti rreth orës 11:45 në selinë blu, ku ishte i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Vizita Gabriel-Eskobar-PD-Yuri-Kim-i-derguari-SHBA-Kriza-demorkatet (9)

Escobar u prit në ambientet e jashtme të selisë së PD-së nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi dhe nga nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, ku më pas u ngjit ngjit drejt zyrës së kryedemokratit Basha për të vijuar takimin, i cili zgjati rreth 60 minuta.

Në bazë të axjendës së publikuar nga ambasada amerikane pritet që rreth orës 15:00, Escobar të ketë një takim dhe me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Ndërsa në orën 17:00, ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Vizita e Escobar vjen dy ditë para Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pas shpalljes non grata nga SHBA dhe pas pezullimit nga grupi parlamentar i PD nga kryedemokrati Basha që ka sjellë një krizë në PD.

Vizita Gabriel-Eskobar-PD-Yuri-Kim-i-derguari-SHBA-Kriza-demorkatet (10) Vizita Gabriel-Eskobar-PD-Yuri-Kim-i-derguari-SHBA-Kriza-demorkatet (7) Vizita Gabriel-Eskobar-PD-Yuri-Kim-i-derguari-SHBA-Kriza-demorkatet (6) Vizita Gabriel-Eskobar-PD-Yuri-Kim-i-derguari-SHBA-Kriza-demorkatet (5) Vizita Gabriel-Eskobar-PD-Yuri-Kim-i-derguari-SHBA-Kriza-demorkatet (4) Vizita Gabriel-Eskobar-PD-Yuri-Kim-i-derguari-SHBA-Kriza-demorkatet (3) Vizita Gabriel-Eskobar-PD-Yuri-Kim-i-derguari-SHBA-Kriza-demorkatet (2) Vizita Gabriel-Eskobar-PD-Yuri-Kim-i-derguari-SHBA-Kriza-demorkatet (1)

© Panorama.al

Te lidhura