I dërguari i SHBA flet për Shqipërinë, apel për dialog e marrëveshje. Palmer: Do të na pëlqente … (VIDEO)

Nov 8, 2019 | 13:18
SHPËRNDAJE

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer, i derguari i posacem i SHBA per Ballkanin Perendimor ka dhene mesazhe te qarte per Shqiperine, gjate fjales se mbajtur ne Forumin Ekonomik Boteror, ne Davos.

Matthew-Palmer-750x375

Duke folur per Shqiperine, ai ka theksuar se “themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike”.

Palmer ka bere apel per dialog ne vend dhe per marreveshje specifikuar sipas tij, “mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që con sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”.

Matthew Palmer në Davos për Shqipërinë:

Do të na pëlqente të shihnim përparim, është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë të jenë të fortë, që zgjedhjet të jenë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike. Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që con sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura