I dërgon gabimisht shefit mesazhin ku e shante, pushohet nga puna

Apr 13, 2015 | 21:31
SHPËRNDAJE

Një vajzë është shkarkuar nga puna pasi gabimisht, tekstin e mesazhit, me përmbajtje fyese pikërisht për të, ia kishte dërguar shefit të saj.

foto ilustruese

Në mesazh shkruhej një fjalë e rëndë fyese për shefin, e cila do t’i dërgohej një të punësuari në kompaninë që edhe vajza punonte.

Por gabimi ka qenë fatal. Në mesazh, zonjusha Nesbitt shkroi: “Tani mendo… [punëdhënësi i saj] Rob është një …komplet”, raporton “Daily Mail’.
Pasi e kishte kuptuar gabimin, i shkruajti përsëri shefit, por këtë herë përmbajtja e tekstit ishte komplet e kudnërta.

Ajo i kërkonte shefit të fshinte mesazhin dhe injoronte përmbajtjen e tij, pasi sipas saj, fyerja ishte një “shaka brenda familjes sonë”.

‘”Ju lutem harrojeni dhe vijoni normalisht. Më vjen shumë shumë keq”,- shkruante vajza.

Por zonjusha Nesbitt, e cila ishte punësuar në Dragon Mountain Gold që nga viti 2004, u shkarkua pesë ditë pas incidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura