I dërgoi mesazh Erdoganit nga Portugalia/ Nesër Nikos Dendias nis takimet me partitë politike, ja çfarë pritet të diskutohet

Jan 17, 2021 | 17:31
SHPËRNDAJE

 

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias do të zhvillojë nesër takime me partitë politike, për t’i informuar lidhur me kontaktet eksploruese me Turqinë.

Nikos-Dendias-1

Tema kryesore që pritet të diskutohet është pikërisht ajo e kontakteve të palës greke me atë turke për rinisjen e bisedimeve.      

Të martën e kaluar, Ministri i Jashtëm Dendias teksa iu drejtua partive të opozitës në Parlament kishte thënë: “Sa i përket detajeve që çuan në rifillimin e kontakteve eksploruese, unë do të jem gati të përgjigjem dhe të jap sqarime në takimet e së hënës së ardhshme” .

Nuk bëhet fjalë për një komplot, apo diçka me vlerë për të zënë hapësirë kohore në Parlamentin grek”, do të shprehej më herët Dendias, për të justifikuar kësisoj vendimin e tij për të mos folur publikisht lidhur me çështjen.

Kryediplomati grek duke folur për median portugeze “Diario de Noticias” i dërgoi Turqisë një mesazh që të respektojë rregullat dhe ligjin ndërkombëtar dhe t’i afrohet Evropës.

Në të njëjtën kohë Dendias e bëri të qartë se diferenca në qëndrime mes Greqisë dhe Turqisë ka të bëjë me shelfin kontinental dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Mandej, ai theksoi se nuk është një çështje e vështirë për t’u zgjidhur, derisa Greqia ka zgjidhur çështje të ngjashme me Italinë, Egjiptin, dhe tanimë me Shqipërinë.

Kujtojmë që pas 6 vitesh marrëdhënie të tensionuara, më 25 janar kryeministri grek Mitsotakis do të ulet në tryezën e bisedimeve me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, takim që do të mbahet në Stamboll.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura