I dënuar me burg, arrestohet në Itali shqiptari në kërkim (foto)

Sep 22, 2018 | 16:48
SHPËRNDAJE

Një shqiptar, i cili rezultonte në kërkim nga policia italiane është vënë në pranga në vendin fqinjë. Në pranga ka përfunduar Ahmet Balla, 40 vjeç, sipas mediave lokale.

Balla-albanese-arrestato-696x349

Fillimisht, policia e ndaloi për një kontroll të rastësishëm, por pas verifikimit rezultoi se ai ishte person i kërkuar, pasi drejtësia italiane e kishte dënuar me 1 vit e dy muaj burg për mashtrim të rëndë në dëm të shtetit italian duke përfituar ekonomikisht, në periudhën 2008-2012.

Shqiptari po lëvizte me makinën e tij tip ‘Toyota Prius’ në momentin që u ndalua nga policia, por pas kërkimit të dokumenteve të identifikimit, ai u bë nervoz duke nxjerrë letra të ndryshme dhe denoncime false për humbje dokumentesh.

Pas verifikimeve dhe identifikimit me anë të shenjave të gishtave, policia italiane zbuloi identitetin e vërtetë të 40-vjeçarit dhe e arrestoi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura