I dënuar me 15-vite burg në Gjermani, bie rastësisht në rrjetën e policisë italiane narkotrafikanti shqiptar. Ja çfarë e “nxori zbuluar”

Aug 13, 2022 | 17:37
SHPËRNDAJE

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në qytetin e Pieves në Itali, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

itali karabinieret

40-vjeçari është dënuar nga gjykatat gjermane me 15 vite burg për trafik droge.

Shqiptari ra në prangat e policisë italiane pas një kontrolli rutinë që iu bë automjetit me të cilin ai po lëvizte.

Pas kryerjes së formaliteteve, 40-vjeçari u transferua në burgun e Perugia-Capanne, ndërkohë që mediat italiane nuk e kanë publikuar identitetin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura