I dëmtuar nga tërmeti, rrethohet me shirit edhe gjimnazi ‘Sami Frashëri’ në Tiranë

Dec 4, 2019 | 13:31
SHPËRNDAJE

E14919CC-FE7E-4D1C-AE13-85CB18F8F179

Gjimnazi ‘Sami Frasheri’ eshte nje nga shkollat ne te cilat neser nuk do te rinise mesimi.

Godina e kesaj shkolle ma mbetur e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Mesohet se ajo ka pasur demtime ne tavanin e katit te trete duke e bere aktualisht jashtë funksionit per te pritur nxenesit qe kane nje jave pa mesim.

Kjo ndërtesë është rrethuar nga shiriti i kuq dhe nuk lejohet asnjë person te futet brenda.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi sot se në Qarkun Durrës, Bashkia Kurbin, Bashkia Vorë dhe Bashkia Tiranë – mësimi rifillon më datë 9 dhjetor.

Në gjitha bashkitë e tjera ku mësimi është pezulluar, do të rifillojë nesër më datë 5 dhjetor.

Shkollat e dëmtuara kanë plan zhvendosjeje dhe transport të siguruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura