I del video-ja ku bënte sikur arrestonte tre vajza me të brendshme, oficeri i policisë , e pëson keq

Oct 9, 2019 | 15:36
SHPËRNDAJE

Në rrjet po qarkullon videoja e një oficeri policie nga Florida, i cili po ‘arreston’ 3 vajza me të brendshme.

Gjatë videos, William Beeker bën sikur ka arrestuar e prangosur 3 vajza me të brendshme në ambjente publike. Beeker shihet teksa i rreshton vajzat, njëra prej të cilave modelja e ‘Playboy’, Francia James, e i drejton për në komisariat.

Video u shpërnda nga modelja James dhe pati një rekord shikimesh për një kohë fare të shkurtër.

Përkrah videos ajo shkruante:

“Të pëlqejnë gocat e këqija apo ato të mirat? Kush do të na shpëtojnë ne tani?”

Pasi video ‘mori dhenë’, nëpër rrjetet sociale, departamenti i policisë filloi hetimet.

Kështu oficeri Beeker u pezullua nga përkohësisht nga puna.

Ndiqni videon më poshtë:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura