I dehuri bën për spital 53-vjeçarin, merr makinën dhe ia mbath, por…

Sep 26, 2017 | 14:13
SHPËRNDAJE

Martin Gërra, 28 vjeçari banues në Vlorë është arrestuar në flagrancë nga policia për plagosje të lehtë më dashje dhe drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

policia-naten-3_1_0-1

Sipas bluve, i riu pas një konflikti që ka pasur në lagjen ”1 Maj”, për motive të dobëta më shtetasin K.B., 53 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur këtë të fundit, i cili për pasojë ka mbetur i dëmtuar dhe gjendet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën.

Autori pasi e ka goditur shtetasin K.B, e ka lënë të dëmtuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë kapjen e tij.

Gjithashtu në momentin e konstatimit dhe ndalimit nga policia ky shtetas ka rezultuar se drejtonte automjetin nën efektin e pijeve alkoolike.

Materialet janë referuar në ngarkim të tij për veprat penale të ”Plagosje e lehtë me dashje” dhe ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 89 dhe 291/1 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura