I dashuri vdiq pak muaj më parë, flet për herë të parë këngëtarja

Jul 27, 2017 | 9:46
SHPËRNDAJE

Kohëve të fundit Fjolla Morina është shkëputur disi nga vëmendja e medias dhe mesa duket jo më kot. Diten e sotme ajo ka dhënë një intervistë për gazetaren Olsa Muhameti në “Edicionin Veror” në Abc News.

Mes shumë pyetjesh pikante, Fjolla është pyetur nga Olsa për gjendjen e saj sentimentale dhe këngëtarja nuk ka ngurruar aspak të tregojë se për momentin është vetëm.
“Jam e vetme sepse tani është më mirë të rri vetëm”.- ka thënë fillimisht Fjolla.

Por  gazetarja ka vazhduar ta ngacmojë duke e pyetur nëse  është zhgënjyer nga dashuria dhe këngëtarja është përgjigjur:
” E zhgënjyer, ndoshta nga jeta, zoti ti merr njerëzit më të dashur dhe ky është zhgënjimi më i madh. Nuk është zhgënjim kur dikush largohet se nuk do të rrijë me ty”.
Më tej ajo ka pohuar se ka humbur personin e saj të zemrës pasi ai nuk jeton më.
Nisur nga kjo rikujtojme se pak kohë më parë u përfol se Fjolla ka qenë në një marrëdhënie me personin që humbi jetën si pasojë e një incidenti në dhe mendohet se në këtë intervistë ajo ka folur pikërisht për këtë fakt. /Blitz.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura