“I dashuri im vazhdon të mendojë për ish-in”/ 43-vjeçarja rrëfen jetën personale: U kthye te unë tre herë pasi…

Oct 13, 2021 | 23:58
SHPËRNDAJE

Të hedhësh pas krahëve një histori dashurie mund të kërkojë javë, muaj, por edhe vite të tëra. Kjo i ka ndodhur një 43-vjeçareje, e cila rrëfen për “Dear Deidre” të “The Sun” se është munduar shumë që lidhja me një djalë të funksionojë.

tradhti

Problemi qëndron tek fakti se ai nuk e ka harruar ende ish të dashurën e tij. Sa herë takohen, ajo tregon se ai i flet për ish-in dhe kjo gjë e ka lodhur shumë. Madje, ka filluar të mendojë se është përdorur nga ai vetëm që të harronte për disa momente dhimbjen që ndjente.

Ish e dashura ishte bërë shkak për ndarjen e tyre, sepse e kishte tradhtuar. Por kjo nuk e ka bindur se ka ardhur koha ta harrojë dhe të vazhdojë jetën përpara. Ja rrëfimi i plotë:

Kalova një natë të mrekullueshme, pasi bëra seks me një djalë, të cilin e kisha takuar shumë kohë më parë. Ne nuk mund të ngopeshim me njëri-tjetrin, megjithëse ai nuk e kishte marrë veten plotësisht pas ndarjes nga ish e dashura, për të cilën fliste vazhdimisht. Ai është 44 vjeç dhe unë 43 vjeç.

Ne humbëm kontaktet për një periudhë kohe derisa ai u bë i gjallë përsëri disa muaj më pas. U takuam dhe mendova se e ka hedhur pas krahëve të shkuarën me ish të dashurën.

I sugjerova që të vinte tek unë për të kaluar natën. Ashtu si më parë, bëmë seks dhe mendova se këtë herë gjërat mes nesh do të funksiononin. Por të nesërmen në mëngjes ai e përmendi përsëri ish të dashurën. Më tha se ishte i ftuar në një dasmë atë ditë dhe e dinte se edhe ajo ishte e ftuar.

Disa javë nuk e kontaktova, por kur e bëra, nisi të më shmangej. U ndjeva si e përdorur në këtë mes, por u mundova që të vazhdoja para. Që atëherë jam takuar me disa burra të tjerë, por asnjëri prej tyre nuk më ka bërë të ndjej siç ndjeja për të.

Kohët e fundit ai më ka kontaktuar përsëri dhe po flirton shumë. Më dha përshtypjen se dëshironte të lidhej me mua, por më pas më tha se ka qenë në kontakt edhe me ish-in e tij. Madje, po mendonte t’i jepte një mundësi tjetër marrëdhënies së tyre, edhe pse ajo e tradhtoi vite më parë.

Jam shumë e zhgënjyer. A ja vlen të pres derisa të ndahen dhe pastaj t’i tregoj se është shumë më mirë nëse lidhet me mua?”.

Ndihem shumë e përdorur dhe nga një anë mendoj se duhet t’i qëndroj larg”.

“Dear Deidre” thotë:

Jeni shumë të zhgënjyer nga sjellja e tij. Nuk mund t’ju jetë afruar me qëllimin për t’ju lënduar, por ka vepruar në mënyrë egoiste pa menduar se si do të ndikonte kjo te ju. Ai ende nuk e ka harruar ish të dashurën e tij. Jepini vetes mundësinë për të takuar dikë që do të dëshirojë të ketë një marrëdhënie normale me ju”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura