I dashuri i Dojna Memës djalë për shtëpi, ja çfarë bën Vlashent Sata për moderatoren

Oct 22, 2020 | 13:44
SHPËRNDAJE

Dojna Mema përflitet se është në një lidhje me artistin Vlashent Sata. Thashethemet nisën pasi moderatorja e njohur postoi një foto e kapur për dore me një mashkull, identitetin e të cilit nuk e zbuloi.

Dhe pas një “investigimi” të profilet e tyre në Instagram, u vu re se kishin hedhur foto nga të njëjtat vend dhe në të njëjtën periudhë.

Një postim i artistit i shtoi akoma më shumë dyshimet. Ai publikoi një ideo ku duket silueta e tij dhe e një vajze që i dhuron një puthje në buzë.

Profili i vajzës ngjasonte shumë me Donja Memën, çka i shtoi akoma më shumë dyshimet.

Dhe duket se moderatorja ka bërë zgjedhjen e duhur pasi Vlashent Sata është një djalë për shtëpi.

Moderatorja ndau një foto të byrekut që ai i gatoi në një mini-intervistë me ndjekësit në Instagram.

“A e bëri byrekun i dashuri jot?”- e pyetën fansat.

Dhe Dojna Mema e konfirmoi duke publikuar një foto të byrekut.

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura