I dashuri, bosi i kokainës. Ja çfarë shkruan gazeta italiane për Viola Spiron

Nov 26, 2017 | 16:52
SHPËRNDAJE

“Ajo nuk ka asnjë faj. Përvec se është e bukur dhe e zgjedhura e Valentin Selaj, një nga bosët e klanit të shqiptarëve shkatërruar nga skuadra policore fiorentine me ndihmën e kolegëve holandezë”. Keshtu shkruan media lokale ne Itali, teksa jep informacione mbi operacionin e fundit, finalizuar me arrestimin e bandes shqiptare, bosi i te ciles thote se ishte Valentin Selaj, dashuri i Viola Spiros, shkruan “Panorama”.

bos

Gazeta italiane ku shkruhet per Viola Spiron

Viola është një nga femrat e famshme  dhe të dëshiruara në Shqipëri. Një vajzë kopertinash, televizioni, modele, me pak fjalë mbretëreshë e botës së modës, që ishte mësuar me jetë të bukur dhe nuk kishte kuptuar se i dashuri i saj shqiptar ishte një nga 6 personat në kërkim të të cilit ishte vënë gjysma e policisë europiane.

Një grua perfektë, me gjithë ato para që e rrethonin, kush mund ta mendonte se pikërisisht i dashuri i saj ishte në të vërtetë bosi i drogës me interesa në gjysmën e Evropës?

Gjithmonë e ndjekur nga paparacët, gjithnjë nëpër televizione, e ëndërruar nga meshkujt dhe jo vetëm, ka xhiruar botën për shërbime  fotografike.

Ajo nuk ka të bëjë asgjë me operacionin e fundit të policisë , por ditën tjetër pas operacionit dhe arrestimit të të dashurit, ka postuar në rrjetin social dy foto të trishtuara. Buzëqeshja e saj është zhdukur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura