“I çmendur nën efektin e kokainës”, Kryemadhi shpërthen kundër Ramës: Gojën ma mbyll vetëm me plumb, por…

Aug 31, 2018 | 21:56
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një intervistë në rubrikën “Opinion” në News24, tha se nuk i bën përshtypje audio-përgjimi kundër Denar Bibës.

Sipas saj nën qeverisjen e Ramës po del nga një skandal në javë, dhe ky audio-përgjim është një prej tyre.

1533140820_EdiRAMA

Më tej Kryemadhi u shpreh se Rama është një i çmendur nën efektin e kokainës.

“Nuk më bë përshtypje fare. Çdo ditë del një skandal më i madh dhe këto gjëra po kthehen në normalitet. Gjykata bën reagimin më të madh ka kthyer mbrapsht listat për gjyqtarë për herë të tretë. Edhe Gjykata e ka humbur diplomacinë me qeverinë shqiptare. Kërkon të kapë edhe Gjykatën e Strasburgut. Ose është i çmendur ose fijet e tij shkojnë shumë larg krimit të organizuar. Duke tentuar për të kapur çdokënd ka kaluar çdo çmenduri, ka kaluar nga normalja, është kthyer në një të çmendur nën efektin e kokainës, që ka frikëra shumë të mëdha që kthehet”, ka thëne Kryemadhit.

Ndëkohë duke vazhduar akuzat ndaj Ramës, Kryemadhi tha se do vazhdojë të denoncojë çdo skandal: Gojën vetëm me plumb mund të ma mbylli Rama. Do flas kudo që të më jep mundësia. Psikopatia e tij ka kaluar çdo kufij.

Sulmi ndaj Klodiana Lalës, Kryemadhi: Ata që e kanë bërë kanë mbështetje të madhe

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur edhe për sulmin që ndodhi gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e babait të gazetares Klodiana Lala.

Untitled

“Kanë një përkrahje shumë të madhe që e bëjnë këtë punë. Sulmi është ndaj të gjithëve, nëse s’do ketë një ndalim të menjëhershëm kjo do jetë një gjë normale. Ky është sulm ndaj shoqërisë shqiptare, ndaj medias, ndaj asaj gjësë që ne e kemi ndërtuar”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej kryetarja e LSI tha: Solidariteti dje kishte nevojë për më shumë njerëz. Por edhe ne duhet të shkonim, se ne kompensohemi ndonjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura