I burgosuri që bëri seks me dy gardianet, i padit për ngacmim seksual

May 6, 2015 | 21:48
SHPËRNDAJE

Një i burgosur i cili kishte pasur marrëdhënie seksuale me dy gardiane, ka në plan që të ngrejë një padi kundrejt tyre për ngacmim seksual. Siç raporton “The Mirror”, 25-vjeçari Jeng-Li Delgado-Galban, pohon se ai është dhunuar nga dy gratë. Sakaq. Jill Curry, 38-vjeç, dhe Brett Robinson, 32-vjeç, të dyja janë shkarkuar, raportoi NY Daily News.

I burgosuri dhe dy gardianet

Ato pranuan se e kanë liruar të burgosurin nga qelia e tij për seks, por pohojnë se ai i ndoqi dhe i manipuloi ato më pas.

Curry, e cila ishte martuar me një sherif në atë kohë, u burgos për katër vjet dhe dy muaj në mars.

Por Delgado-Galban, i cili është i burgosur në burgun e ëashington County, tani ka në plan të kërkojë dëmshpërblim.

Përveç padisë së abuzimit seksual, ai është ankuar edhe për cilësinë e dobët të ushqimit që i është dhënë gjatë kohës që ishte pas hekurave në prill dhe maj.

Delgado-Galban, nga Oregon, thuhet se është pas hekurave për katër raste të veçuara në të cilat akuzohet edhe për ngacmim seksual.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura