I burgosuri letër drejtorit: Po të shkruaj amël e amël, më lër të takohem me nipin

Feb 25, 2018 | 8:15
SHPËRNDAJE

Një i burgosur në burgun e Krujës, i ka dërguar një letër drejtorit të burgu, pasi kërkon që të takon nipin e tij.

I burgosuri në letër shkruan se i ka dërguar disa herë por nuk i është kthyer përgjigje.

Ai thotë se po shkruan ëmbël e ëmbël, por asnjë nuk ka bërë asgjë për ta lënë në takim, siç bëjnë të gjithë të burgosurit e tjerë.

kerkesa

Letra e plotë

Zoti shef i policisë, të lutëm është e gjashta kërkesë që po të bëj, më lini më u takuar me nipin tim. Leonard Gjergji kat II GODINA I, është  djali i vëllait, ju kam shkruar, ju drejtor ëmbël e ëmbël, e asnjë, se rruat të më realizoni kërkesën time.

Ishalla do dreqi e i thotë zotin e më lini të shtunën, se ju keni nxjerr vet Lixh/Rren për takime të shtunën me të afërmit në institut.

Çudi e madhe i nderuar zotëri, të gjithë shqiptarët gënjejnë e sillen keq me njëri tjetrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura