I bllokuar në Spanjë, flet Shkurtaj: Policia mund të më kishte arrestuar, pagat e lojtarëve nuk duhen ulur, me ato mbahen familjet

Mar 30, 2020 | 16:28
SHPËRNDAJE

Pas lajmit ekskluziv të “Panorama Sport”, sulmuesi i Kukësit, Vasil Shkurtaj e ka konfirmuar në një lidhje direkte për “Supersport” se është bllokuar në Barcelonë, për shkak të Koronavirusit.Shkurtaj5

Sulmuesi verilindor në intervistën e dhënë, është shprehur se ka mbetur i bllokuar në Spanjë, duke thënë se pak ditë më parë kishte dalë për vrap, por rrezikoi të futej në burg nga policia.

“Në kushte më të mira do të qëndroja me gjithë qejf në Spanjë. Në fillim isha në Greqia, e nisa atje kimioterapinë. Atje u mbyllën të gjitha kufijtë. Më pas vendosa ta vazhdoja në Barcelonë. U mbyll gjithçka, preva biletat, por u anulua gjithçka dhe mbeta këtu. Para 3 ditësh, kisha dalë për vrap. Më ndaloi policia, por më toleruan sepse isha i huaj, mund të isha futur edhe në burg. Kam mbetur prapa me fizioterapinë. Bëj ushtrime në shtëpi.

Përveç ushtrimeve duhet të bëj vrap, që është e pamundur këtu. Me këtë qethje me të vërtetë jam për burg. Me presidentin nuk kam folur, por kam folur me pjesën tjetër të ekipit. Rikthimi i kampionatit? Më e rëndësishme për momentin është shëndeti, futbolli kalon në plan të dytë. Titulli? Mund të rikuperojmë 9 pikë nuk janë shumë, gjithçka varet nga ne.Shkurtaj

Si sulmues sigurisht që e dua çmimin e kryegolashënuesit, por më e rëndësishme është që të fitojë ekipi dhe të fitojmë kampionatin. Reduktimi i pagës? Është gabim nëse na mbahet rroga, pasi nuk kemi luksin e ekipeve të mëdha. 60-70% e lojtarëve mbajnë familjet me rrogat në klube.”, u shpreh Shkurtaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura