I biri iu arrestua për atentatin ndaj djalit të biznesmenit në Pogradec, flet babai: Ishte me autorin në makinë, ndërhyri vetëm të shuante sherrin

Jun 25, 2022 | 21:41
SHPËRNDAJE

Babai i Griseld Maxharit, personit të arrestuar nga policia si një nga autorët e atentatit të ndodhur ndaj Johan Muçllari, djali i biznesmenit nga Pogradeci që zotëron Hotel “Voloreka”, ka mohuar akuzat që rëndojnë mbi të birin e tij.

Përmes një prononcimi për media Gazmor Maxhari, ka deklaruar se i biri i tij nuk është autori i plagosjes se Muçllarit, por vetëm ka hyrë për të shuajtur sherrin.

Ai thekson se beson se drejtësia do ta zbardhë të vërtetën dhe do të rrëzojë akuzat që rëndojnë mbi të birin e tij.

INTERVISTA

Pyetje: Cili është roli i djalit tuaj?

Djali im ka qenë atë ditë xhiro me makinë (me autorin) është konfliktuar me palën tjetër, jo djali im, pasi ai ka qenë thjeshtë shoqërues atë ditë me autorin.

Pyetje: Ju po thoni që djali juaj akuzohet pa të drejtë?

Po dhe kjo është e vërteta që ai nuk është autor, ai koiçidoi atje. Ai ka ndërhyrë thjeshtë për të shuar sherrin mes palëve dhe ka parandaluar një ngjarje që mund të degradonte edhe më shumë.

Pyetje; Çfarë akuze rëndon sot mbi djalin tuaj?

Sot mbi djalin tim rëndon akuza si autor në ngjarje, në vrasje të mbetur në tentativë ndërkohë që sipas dëshmitarit okular djali im thjeshtë ka ndërhyrë për të ndarë sherrin.

Pyetje; Si u dorëzua djali juaj në komisariat, pse u fsheh?

Djali im u tremb dhe kishte frikë, ai iku nga frika e kësaj ngjarje.

Pyetje: ju e keni dorëzuar vetë djalin, pse policia ka raportuar sikur e kapi ajo?

Tani, kohët e fundit unë kam komunikuar me djalin dhe kam arritur që ta bind edhe ai ishte ndërgjegjësuar pasi kishte parë në media që prokuroria po e akuzonte si autor dhe u bind që të dorëzohet. Unë kam bërë dorëzimin e tij bashkë me avokatin në dt. 24. Ora 10.30

Jam shumë i indinjuar pasi në të gjitha mediat kam lexuar që u kap një nga autorët, kur unë djalin tim e kam dorëzuar vetë duke njoftuar të gjitha instancat.

Ju po thoni që djali juaj duhet të gjykohet si ndihmës dhe jo si autor?

Po, prandaj unë e binda që ai të dorëzohet për të deklaruar të gjitha çka di. Që ai nuk është autor por shoqërues, djali im s’ka lidhje me palën tjetër dhe as konflikt.

Ka dëshmitar okular të palës tjetër i cili ka deklaruar që djali im ka ndërhyrë vetëm për ti ndarë.

Unë kam besim që drejtësia do shkojë në vend. Ai të dënohet për fajin e tij dhe autori i ngjarjes për fajin që ka bërë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura