I bie në kokë tavani prej qelqi, shqiptari në Itali në gjendje kritike për jetën

Mar 13, 2018 | 21:50
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme ku një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë nga shembja e një tavani.

ambulanc-ditn-300x150

Meidat italiane shkruajnë se 52-vjeçari shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u plagos rëndë, pas shembjes së tavanit prej qelqi në një depo industriale mbi të cilën po ecte në komunën italiane Montemurlo.

Shqiptari ka pësuar dëmtime të rënda në kokë, e aktualisht, ndodhet i shtruar në spitalin “Santo Stefano” në Prato.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në rrugën “Lunga”. Sipas medieve italiane, burri ishte duke kryer inspektime për disa punë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura