“I bëre gati cigaret për (Tahirin), atë shiko”- Kunja e ironi mes ministrit Manja dhe Lulzim Bashës në Kuvend, teksa fjalën e merrte Berisha

Feb 10, 2022 | 15:16
SHPËRNDAJE

Dënimi i Saimir Tahirit dhe opozitarizimi i Sali Berishës ka bërë që mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe kreut të PD Lulzim Basha të ketë shkëmbime replikash me ironi dhe kunja në seancën e sotme të Parlamentit.

Pak para se të merrte sërish fjalën Berisha në Kuvend, ministri Manja i është drejtuar kryedemokratit Basha duke i thënë të dëgjonte atë që do fliste në vijim.

Ndërkohë Basha i ka kujtuar sërish Manjës cigaret, që t’ja çojë ish ministrit Tahiri në burg, duke ironizuar me shprehjen e famshme tashme: “O Viso, çoji dy paketa brenda (Tahirit)”

Gazetari i Panorama Mariglen Kume ka zbardhur replikat mes tyre në Kuvend:

Ulsi Manja-Bashes: Kete degjo kete. Degjo kete qe do flase tani.

Basha: I bëre gati cigaret ti. Atë shiko se e di vet une se cfarë bëj

Ulsi Manja: Dëgjoje dëgjoje, atë bëj. Cigaret për burrat janë…

Me heret, Lulzim Basha ka akuzuar ministrin e Drejtesise si te perfshire ne vjedhjen e votave ne Diber. 

NDËRHYRJA E BASHES, NË SEANCËN E KUVENDIT

Si mund ti jepet fjala për replikë dikujt që nuk i përmendet emri? Pse? Pse u përmend Dibra, vjedhja e votave në Dibër, poshtërimi i dibranëve. Fakti që në bashkinë e Dibrës prej 2016 ndahet rroga në katërsh dhe i mbajnë jo si të jenë njerëz, por si të jenë skllevër.

Çfarë është ai? Ai është pjesë e fatkeqësisë, nuk është padron i Dibrës. U përmendka Dibra, atij i jepet fjala për replikë dhe pastaj nuk i jepet fjala deputetes së opozitës e cila nuk bëri asgjë tjetër veçse mbajti fjalën sipas rendit të ditës. S’më takon mua dhe nuk duhet ta vini veten tuaj në  pozicion që të merrni këtë vrejtje nga kryetari i opozitës, edhe në sy të partnerëve.

Kështu që mos e përsërisni më. Mos ma trajtoni atë që deri tani për shkak të vettingut të dështuar pjesërisht sepse një pjesë e ka bërë punën prandaj i ka dy shokët te 313. Mos më detyroni të marr fjalën për diçka që është e shkruajtur. Nuk i jepet fjala për replikë dikujt që nuk i është përmendur emri.

Dhe nuk është padroni ai, por është fatkeqësia. Ai është 184. E ka marrë 15 herë fjalën. Çfarë parlamenti është ky? 15 herë fjalën. Do më lexosh rregulloren, do më thuash që e merr fjalën sa herë të dojë.

Po kjo është seanca e ndryshimeve kushtetuese për të cilën po flasim. Kështu që nga ana e sjelljes në raport me opozitën, sikundër kujtdo tjetër që ulet, se ju jeni ulur aty në vend të dikujt tjetër që ulet aty minimumi që duhet të bëni në raport me çdo deputet aq më shumë me një zonjë, është mos shkelni rregulloren duke i dhënë fjalën dikujt që nuk iu përmend emri fare dhe ndërsa e bëtë atë shkelje se dhe ndodh njerëz jemi, minimumi kërkohet falje dhe jepet fjala për replikë personit tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura