I ati në paraburgim, vajza e Jakup Krasniqit shkon në Hagë për të zhvilluar ceremoninë e fejesës: Të kisha premtuar që festat do i bëjmë bashkë

Nov 27, 2022 | 15:45
SHPËRNDAJE

Vajza e Jakup Krasniqit ka udhëtuar drejt Hagës por këtë herë jo vetëm për të vizituar babanë e saj i cili po mbahet në paraburgim, por edhe për një arsye të veçantë.

Capture

Bashkë me partnerin e saj, ajo ka vendosur që ceremoninë fejesës ta zhvillojnë në Hagë për të qenë më afër babait të saj. Gresa ka ndarë disa foto në rrjetet sociale ku shkruan se ia kishte premtuar babait të saj se në festat do të ishin gjithmonë bashkë.

“E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë!

“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhash diten që fillova te flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi!  E jotja, Gresa . Familjarë dhe miq, faleminderit për urimet! Gresa dhe Sadiku”, ka shkruar ajo krahas fotove.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura