I arrestuar për herë të dytë, Berisha: Ja pse Rama urdhëroi mbajtjen në qeli të ish-deputetit Klevis Balliu

Oct 14, 2019 | 12:45
SHPËRNDAJE

Pas arrestimit te ish-deputetit te Partise Demokratike, Klevis Balliu, qe ishte dje ne mbeshtetje te protestuesve te Unaza e Re, reagon ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, ish-deputeti Balliu eshte ne qeli me urdher te kryeministrit Rama. 

balliu

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Berisha shkruan se “Duke arrestuar per te dyten here pa asnje arsye ligjore ish deputetin Balliu, Edvin Kristaq Hakmarrja kerkon gjithashtu te shfryje urrejtjen e tij familjare primitive ndaj te atit te Klevisit, shkrimtarit dhe publicistit te njohur Fahri Balliu, i cili me veprat dhe shkrimet e tij u ka treguar me vertetesi te madhe fytyren e vertet kriminale te Edvin Kristaq Xhelatit dhe sojit te tij te xhelateve, hajduteve, trafikanteve mafioz”.

Postimi i Berishës

Edvin Kristaq Hakmarrja urdheron mbajtjen ne qeli te ish deputetit Klevis Balliu dhe protestuesve te tjere!

Ne nje akt te verber te urrejtjes se papermbajur dhe hakmarrjes primitive, Edvin Kristaq Urrejtja mbajti, urdheroi mbajtjen ne qelite e komisariatit te ish deputetit dhe veprimtarit te PD, Klevis Balliun dhe protestuesve te tjere vetem e vetem per te shtyre dufin e urrejtjes se tij familjare ndaj Klevisit, qe prej nje viti mbeshtet me te gjithe vendosmerine e tij protesten e heronjve te pamposhtur te Unazes se Re qe po sakrifikojne çdo gje per te mbrojtur shtepite e tyre.

Duke arrestuar per te dyten here pa asnje arsye ligjore ish deputetin Balliu, Edvin Kristaq Hakmarrja kerkon gjithashtu te shfryje urrejtjen e tij familjare primitive ndaj te atit te Klevisit, shkrimtarit dhe publicistit te njohur Fahri Balliu, i cili me veprat dhe shkrimet e tij u ka treguar me vertetesi te madhe fytyren e vertet kriminale te Edvin Kristaq Xhelatit dhe sojit te tij te xhelateve, hajduteve, trafikanteve mafioz.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal, kerkoj lirimin e menjehershem te ish deputetit Balliu dhe protestuesve te pamposhtur te Unazes se Re dhe shtoj se çdo ore e tyre ne qeli se shpejti do te shnderrohen ne vite burg per Edvin Mafine dhe narkohorrat e tij! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura