I arrestuar për blerje votash, Fredi Beleri shtrohet në spitalin e burgut

May 29, 2023 | 11:37
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri është shtruar në spitalin e burgut.

1678563518_Screenshot4

Burime bëjnë me dije për gazetarin e Panorama TV, Ervin Leka, se Beleri ndodhet prej katër ditësh i shtruar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Mësohet se shkak për përkeqësimin e shëndetit të Belerit, janë bërë problemet kardiake.

Ai u arrestua një ditë para zgjedhjeve të 14 Majit nën akuzën e blerjes së votave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura