‘I armatosur me vezë në pantallona’, deputeti i PD i përgjigjet Ballës: Zogu brenda vezës…

Jun 19, 2018 | 16:09
SHPËRNDAJE

Pas deklarates se kreut te grupit te PS-se, Taulant Balla se deputeti demokrat Klevis Balliu “ishte armatosur me veze ne pantallona”, ka reaguar demokrati.

55002ea9-2107-45b3-92e0-1ef29b1c5ed7

Me nje postim ne faqen e tij ne Facebook, ai e ka quajtur Ballen shpifës zyrtar me vendim gjykate të formës së prerë dhe i eshte pergjigjur per akuzen qe i ka bere lidhur me vezet.

Reagimi i Balliut 

Shpifës zyrtar me vendim gjykate të formës së prerë Taulant Balla, kam dy fjalë për ty.
Veza e madhe sot në Komisionin e Mediave ishte grupi parlamentar i PS dhe zogu brenda vezës ishte zogu vrasës i Tiranës Lali Kulla. Taulanti i vogël dhe Lali Kulla nuk kanë pse kërkojnë vezën në radhët e PD, pasi është populli shqiptar ai që do ua dhurojë vrasësve dhe banditëve në pushtet.

Deklarata e Balles 

Kreu i grupit parlamentar te PS Taulant Balla ne nje deklarate per gazetaret sot nga ambientet e Kuvendit tha se kryetarja e Komisionit te Medias Albana Vokshi ka shperdoruar detyren.

“Aktorët e SHQUP-it të pajisur me vezë. Klevis Balliu ishte armatosur me vezë në të gjithë xhepat e  mundshëm të pantallonave. Salianji dhe Noka donin të dhunonin punonjësit e Gardës. I bëj thirrje PD-së dhe kryetarit Lulzim Basha të frenojë deputetët e tij nga këto akte të dhunshme. Po konsiderojmë nenet e rregullores për të kërkuar shkarkimin e Vokshit”- tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura