I akuzuar për menaxhim të një grupi kriminal, arresohet në Rinas 47-vjeçari turk me dy emra! Rezulton i dënuar në …

Nov 26, 2022 | 14:58
SHPËRNDAJE

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga një Gjykatë hungareze është arrestuar në Rinas. 47-vjeçari me dy emra akuzohet për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të kufirit dhe menaxhimi i një grupi kriminal”.

rinas

Ai u vendos në pranga me qëllim ekstradimin në Hungari, pasi Gjykata e Gyor-it, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Shtetasi me iniciale M. T., alias T. N., gjithashtu rezulton i dënuar më parë edhe në Gjermani.

Njoftimi:

Vijon bashkëpunimi i pandërprerë ndërmjet Policisë Kufitare, ZQK Interpol Tirana dhe partnerëve europianë.

Arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, një shtetas turk, i kërkuar ndërkombëtarisht, për menaxhim të një grupi kriminal me aktivitet në dhënien ndihmë, për kalimin e paligjshëm të kufijve shtetëror.

I arrestuari, i dënuar më parë në Gjermani.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve të shtuara me pajisjet bashkëkohore, dedektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasin turk të kërkuar ndërkombëtarisht:

– M. T., alias T. N., 47 vjeç, banues në Stamboll, pasi Gjykata e Gyor-it, Hungari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të kufirit dhe menaxhimi i një grupi kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal i Hungarisë.

Gjatë verifikimeve, ka rezultuar gjithashtu, se 47-vjeçari ishte i dënuar më parë edhe në Gjermani.

Vijojnë veprimet procedurale, në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, për ekstradimin e këtij shtetasi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura