I akuzuar për disa vrasje/ Enver Dondollaku i Bandës së Lushnjes kërkon përllogaritje të ditëve të burgut me pretendimin se…

Oct 22, 2020 | 18:35
SHPËRNDAJE

Numri 2 i ish-bandës së Lushnjës Enver Dondollaku, i cili ndodhet pas hekurave në burgun e Peqinit, kërkon të ulë vitet e vuajtjes së dënimit.

enverdondollaku

Ai ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Elbasan ku kërkon që drejtësia shqiptare t’i përllogarisë si pjesë e dënimit edhe ditët e paraburgimit që ka vuajtur në burgjet italiane, ku u arrestua për llogari të Interpolit.

Dondollaku është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë më 18 dhjetor 2013, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me një vendim të vitit 2009, e ka dënuar me 25 vjet burg për kryerjen e një sërë veprash të rënda penale.

I ekstraduari Enver Dondollaku, si pjesëtar i një bande kriminale në qytetin  e Lushnjës, është deklaruar fajtor për kryerjen vepra penale: “Vrasje me paramendim” të shtetasve Xhevat Demiri, Nimet Zeneli, Masar Aliu, Idajet Beqiri, vrasje e mbetur në tentativë për shtetasin Gramoz Selmani, gjithashtu dhe veprat penale të “Shkatërrim i pronës”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas Prokurorisë, veprimtaria kriminale e kësaj organizate u shtri në vitet 1998-2005.

Më herët, të njëjtën kërkesë kanë bërë edhe anëtarë të tjera të bandave kriminale të vitit 1997.

LEXO EDHE: 

Enver Dondollaku i shpëton dënimit me burg të përjetshëm

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura