“I afërmi ishte kthyer nga Italia dhe…”- Ja si e morën virusin disa prej të prekurve në Vlorë

Jul 10, 2020 | 12:11
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit në qytetin e Vlorës kanë rezultuar pozitivë 11 persona.

wissen-was-das-koronavirus-ist-das-auf-der-ganzen-welt-panik-ausgeloest-hat-sind-diese-massnahmen-zu-retten-600x360-1

Burime për “Panorama” konfirmojnë se katër raste janë evidentuar me COVID-19 në fshatin Kote. Ata ishin infektuar nga një i afërm, që u kishte ardhur nga Itali, i fundit ky që kishte rezultuar pozitiv.

Po ashtu të infektuar kanë rezultuar edhe dy pensionistë, njëri prej tyre me profesion stomatolog.

Ndërsa sa i përket pesë rasteve të tjera, raportohet se janë kontakte të personave të infektuar më parë me COVID-19.

Në 24 orët e fundit në vend kanë rezultuar pozitivë 90 persona, duke e çuar numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në 3278.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 36 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, nga 1 rast në Lezhë, Kamëz, Dibër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura