Hysaj: Vij në kombëtare sepse dua t’i jap një dorë vendit tim, nuk më intereson…

Sep 5, 2018 | 14:13
SHPËRNDAJE

Hysaj ka dalë përpara mediave përpara ndeshjees me Izraelin dhe ka folur për objektivat e tij përsonal, fillimin e kampionatit italian dhe gjendjen e kobmëtares. Ai ka komentuar edhe zërat kritikë që thonë se ai nuk është i njëjti me Napolin dhe kombëtaren.

hysaj

Keni qenë në formë në fillim të kampionatit…
Jam i kënaqur me fillim e kampionatit. Është e mirë edhe për kombëtaren dhe unë do të përpiqem të bëj të njëjtin gjë.

Cana u ka cilësuar si pasardhësin tuaj ?

Është vlerësim i madh. Kam qenë i vogël kur e shikoja, u ndjeva krenar kur mora shiritin. Unë ndihem mirë, bëj punën timë, pastaj për shiritin do të shohim.

Mungesat në kombëtare, sa ndihen ?

Sadiku apo Roshi janë mungesa të mëdha, por ne jemi grup i mirë dhe kemi të rikthyer edhe futbollistë me eksperiencë. Po krijojmë grup të mirë dhe jemi të bashkuar.

A ka shanse reale Shqiperia për në Europian ?

Thjesht duhet të shfrytëzojmë të gjitha shanset, të gjithë i kanë mundësitë e tyre.

Në kombëtare nuk jepni atë që jepni me Napolin, keni një koment për këto zëra?

Kur dal nga loja unë jam i qetë me veten se jap 100% gjithmonë. Unë këtu vij për qejfin tim sepse dua ti jap një dorë vendit tim. Sepse dua të bëj diçka për vendin tim. Pjesa tjetër nuk më intereson.

vijon…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura