Hysaj te Çelsi? Agjenti i mbrojtësit: Sarri “plagosi” vetveten, ne ishim duke…

Sep 14, 2018 | 10:00
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj ishte shumë i përfolur në merkaton e verës për një kalim të mundshëm te skuadra e Çelsit. 24-vjeçari ishte një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Sarri, dhe kur ai u larguar te Çelsi kërkoi që ta merrte me vete.

xhiufredi

Ndërkohë në një intervistë për “Radio Kiss Kiss” ka qenë agjenti i futbollistit, ai i cili ka rrëfyer prapaskenat e një marrëveshje që nuk u arrit kurrë.

“Ne ishim duke folur për rinovimin e Hysaj, gjatë periudhës së merkatos”- thotë filimisht Xhiufredi.

Pastaj ishte kërkesa e Sarrit, por ai “plagosi” vetveten. Unë ia kam shprehur mendimet e mia drejtorit sportiv të Napolit, Xhuntoli. Ata do të bëjnë reflektimet e tyre dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura