Hysaj: Nuk çmendemi nëse Panuçi na ndryshon skemën, thjesht na duhet…

Oct 11, 2018 | 13:52
SHPËRNDAJE

Në konferencën e sotme për shtyp para mediave, para ndeshjes me Izraelin, ishte mbrojtësi Elseid Hysaj, tashmë kapiteni i dytë i Kombëtares, dhe futbollisti i Napolit foli për këtë sfidë mjaft të rëndësishme në Ligën e Kombeve.

hysaj

Panuçi tha se e kurseva Hysajn, pasi kishte shumë ndeshje. E keni ndjerë peshën e këtyre minutave?

Trajneri ka të drejtë, pasi te Napoli kemi pasur shumë ndeshje këtë periudhë. Duhej të luajnë edhe të rinjtë, pasi në këto ndeshje duhen parë edhe ata. Bëri mirë që disa lojtarë i la pushim.

Dje u ndje mungesa e krosimeve tua…

Lojtarët që ishin dje luajtën mirë. Të dielën, unë do jap maksimumin, të luajmë mirë dhe të bëjmë ndonjë gol për të vazhduar rrugën tonë. Besoj se ndaj Izraelit mund t’ia dalim. Dje ishte e vështirë, Jordania u mbyll, por treguam karakter. Punë centimetrash nuk hyri goli.

Keni qenë në fushë kur fituam 0-3 në Izrael. Ku ndryshon kjo Kombëtare?

Fituam 0-3, por vinim edhe nga humbja me Luksemburgun. Të njëjtët lojtarë jemi, ndryshime nuk ka shumë, besoj se jemi gati për të luajtur ndeshjen.

A është ende e paqartë skuadra?

Jemi lojtarë profesionistë, ne nuk është se çmendemi në lojë kur na ndryshojnë pak taktikën. Të gjithë luajmë në kampionate të mëdhenj. Thjesht, na duhen 2-3 ditë që të kuptojmë si të japim më të mirën në fushë.

Cikalleshi, Sadiku, disa mungesa në sulm. A ndihen?

Ata janë lojtarë të mirë, dihet që na mungojnë, por ka edhe tani lojtarë që mund të bëjnë mirë, dhe e kanë treguar veten edhe atje ku luajnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura