Hysaj nën presion, Napoli ka gati kontratën 4-vjeçare për të marrë rivalin e tij francez

Aug 4, 2018 | 15:58
SHPËRNDAJE

Elseid Hysaj deri më tani ka qenë një titullar i padiskutueshëm, te ekipi i Napolit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka arritur të tregojë vlerat e tij dhe për këtë e kanë ndihmuar edhe besimi trajnerit. Këtë merkato u përfol për një largim të tij drejt Çelsit, por duket se Napoli kërkon që ta mbajë në ekipin e tij lojtari e kombëtares tonë.

Hysaj-470x332

Megjithatë duket se Hysaj nuk do të jetë edhe aq i qetë në pozicionin e tij pasi drejtuesit e Napolit janë hedhur në sulm për të sjellë në skuadrën e tyre lojtarin, Kevin Malkuit. Francezi luan si mbrojtës i djathtë në “League 1” ku përfaqëson ekipin e Lilës.

Napoli-i-oi

Ndërkohë që sot pritet që të arrihet totalisht marrëveshja ku lojtari do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare. Kështu Hysaj duhet të bëj kujdes dhe të shtojë forcat e tij për të bërë sa më mirë në mënyrë që mos ti diskutohet vendi i tij në formacionin titullar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura