Hysaj në fazë përgatitore, por ka një vizitë të veçantë në stërvitje

Jul 20, 2018 | 14:03
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Kombëtares sonë, Elseid Hysaj është nën urdhërat e Ançelotit. Ekipi po përgatitet për fillimin e Seria A. Seancat stërvitore të Napolit kanë një vëmendje të madhe nga tifozët, sidomos pas marrjes së drejtimit të ekipit nga italiani.

tramezani

Kësaj here për të parë stërvitjen ishte ish-zëvendës trajneri i kombëtares sonë, Paulo Tramezani. Të gjithë kërkojnë të marrin nga eksperienca e Ançelotit dhe ish-trajneri i Sionit nuk mund ta humbiste këtë mundësi. Pas seancës stërvitore, Hysaj dhe Tramezani patën një bisedë. Ky i fundit vazhdon të ketë një raport të shkëlqyer ne futbollistët e Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura