“Hysaj je krimb”/ Tifozët e Lacios ndahen në dy grupe, fushatë për të mbrojtur lojtarin e Kombëtares Shqiptare

Jul 20, 2021 | 11:52
SHPËRNDAJE

Pas atij skandali të ndodhur mbrëmjen e djeshme ndaj Hysajt ku ultrasit e Lacios kishin shkruar një banderolë “Hysaj je krimb, Lacio është fashiste” dhe pas asaj këngës partizane “Bella Ciao”, shumë tifozë të tjerë të skuadrës kryeqytetase janë të irrituar nga ky fakt i ndodhur nga ultrasët për kapitenin e Kombëtares shqiptare dhe tifozeritë janë ndarë në dy anë, një pro Hysajt dhe një kundër tij.

tifozet e lacios hysaj

Nëpër rrjetet sociale më konkretisht në “Twitter” po qarkullon hashtagu, #IoStoConHysaj, që në shqip përkthehet “Unë jam me Hysajn”, një vërtetim që jo të gjithë tifozët bardhekaltër janë kundër mbrojtësit të Kombëtares.

Nga mesazhet e shumtë që shohim bie në sy disa prej tyre:

“Unë jam lacial prej 27 vitesh dhe nuk kam parë kurrë një tifoz fashist. Shumica dërrmuese e lacialëve në të gjithë botën e shohin futbollin vetëm me logon tonë madhështore. Unë jam me Hysajn”.

Sakaq një tjetër mesazh qarkullon në rrjet:

“Është e pabesueshme që klubi që në vitin 1927 i reziostoi sundimit fashist dhe sot ende ka fashistë në bazën e tifozëve. Lërini politikën në shtëpi. Unë jam me Hysajn”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura