Hysaj bën maksimumin, por Higuain mposht Napolin (VIDEO)

Oct 29, 2016 | 23:01
SHPËRNDAJE

Juventus ka arritur të mposhtë me rezultatin e ngushtë 2-1 ekipin e Napolit në takimin e vlefshëm për javën e 11 të Serisë A. Kampionët ia dolën të fitonin në shtëpi një ndeshje aspak të lehtë ndaj një rivali që u përball si i barabartë gjatë gjithë 90 minutëshit.

higuain

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, teksa Kielini u detyrua të mbyllte ndeshjen e tij në minutën e 40 pasi pësoi një dëmtim. Ndërkohë në të dytën ishte Bonuçi ai që gjeti rrjetën i pari në minutën e 50. Vetëm 4 minuta zgjati avantazhi juventin teksa Kajehon u kundërpërgjigj duke rivendosur barazpeshën. Por në të 70-n, argjentinasi Gonzalo Higuain ndëshkoi ish-skuadrën e tij duke fiksuar rezultatin përfundimtar të takimit në 2-1.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, u aktivizua për 90 minuta të plota, por paraqitja e tij, edhe pse shumë pozitive, nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Pas këtij takimi, Juventus kryeson renditjen me 27 pikë të grumbulluara, ndërsa Napoli mbetet provizorisht në vendin e 3-të me 20 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura